
Shkëlqimi i Evan Ferguson tek Brightoni, po i siguron pretendentë cilësorë gjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme.
Manchester United ka hyrë në garë për sulmuesin, drejtuesit e të cilit thuhet se po përgatisin një ofertë të majme.
Irlandezi e finalizoi sezonin e shkuar me 6 gola dhe 1 asist në 32 sfida dhe ishte një ndër më të mirët në 11-shen e trainerit Roberto De Zerbi.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ sigurisht janë në proçes rindërtimi, një ekip i mbetur në prapavijë prej shumë vitesh por me Erik Ten Hagun në stol, drejtuesit besojnë se do ta rikthejnë historinë në favorin e tyre.
Në fakt ato të Brightonit shquhen për zbulimin e talentëve dhe 19 vjeçari prej tre vitesh e ka justifikuar investimin e bërë në të kaluarën, atëherë kur e transferuan nga Bohemian e Irlandës në Premier League.
Thuhet se oferta e krerëve të presidencës arrin 58 milionë eurot, mjaft tunduese për një ekip mesatar si Brightoni.
Por 20 herë kampionët e Premier Leagues do të masin forcat me Chelsean për Evan Ferguson, dy kandidatë potentë në aspektin ekonomik, të mbetur në prapavijë në atë sportiv gjatë viteve të fundit.



