
I vënë në qendër të largimeve nga Atletico Madridi për mesfushorin Saul Niguez skuadrat e mëdha kanë filluar nismën për ta patur në organike . Pas Manchester United , Juventus dhe Bayern Munchen është Paris St Germain një tjetër kandidat që do të provojë ta ketë në dispozicion gjatë verës . Lajmi është raportuar nga ‘’ Sky Sport ‘’ dhe Mauricio Pochettino e konsideron si një lojtar që mund të përmirësojë funksionimin e repartit të avancuar tek ‘’ Les Pariziens ‘’ .
Francezët paraprakisht janë të përgatitur se duhet të plotësojnë kushtin e Enrique Cerezos që nuk mendon ta largojë nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ për një shifër më inferiore se 65 milionë euro . Tek të gjithë këto pretendentë 26 vjeçari do të kishte mundësi reale për të përsëritur suksesin e arritur me Atletico Madridin sepse janë favoritë kryesorë në çdo sezon në kampionetet e tyre respektive dhe më tej . Kjo shifër edhe pse jemi në një kohë të vështirë është mëse normale për një lojtar të tillë sepse do te largohej nga ‘’ Los Colchoneros ‘’ me etiketën e kampionit.
Një skuadër që ka arritur këto standarte pa dyshim që është në të drejtën e saj të vërë kushte në lidhje me shifrën e lojtarit dhe janë të bindur se kuq e blutë do ta pranojnë vendimin e tyre për shkak se disponojnë një kapital shumë të madh , dhe kreu i presidencës Nasser Al Khelaifi nuk do të ndalet deri sa të fitojë Champions Leaguen . Por edhe skuadrat e tjera nuk mbeten mbrapa sepse kanë suksesin nga mbrapa , faktor që në të shumtat e rasteve determinon firmosjen me këto lojtarë .
Saul Niguez e ka mbyllur sezonin me 41 ndeshje dhe 2 gola por duhet pritur se çdo të na ofrojë merkatoja e verës në lidhje me këtë operacion .



