
Largimi i mundshëm i Trevor Chalobah nga Chelsea gjatë merkatos së verës ka vënë në lëvizje drejtuesit e Interit për arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin.
Mungesa e minutave tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ konsiderohet një çështje serioze dhe në sajë të kësaj situate, ky i fundit mund ti japë lamtumirën kryeqytetasve.
Lojtari nga Sierra Leone ka treguar se mund të japë rezultate edhe si mesfushor, fakt i cili e bën edhe më të preferuar nga Simone Inzaghi.
Por italianët do të sfidohen nga Bayern Munchen për 24 vjeçarin edhe pse deri më tani faktet tregojnë se janë disa hapa përpara.
Ish traineri i Lazios është i ndërgjegjshëm se faza e dytë e sezonit do të jetë edhe më e vështirë dhe pretendimi i tij sigurisht është fitimi i titujve.
Me Simone Inzaghin në stol , Interi ka ndryshuar ndjeshëm në vitet e fundit dhe konsiderohet kandidat potencial për të ulur nga froni Napolin, pa anashkaluar fokusin nga Champions League , kompeticion në të cilin janë nënkampionët në fuqi.



