Akuzat për përdhunim, sponsorët e Ronaldos të shqetësuar (VIDEO)

Akuzat për përdhunim, sponsorët e Ronaldos të shqetësuar (VIDEO)

Akuzat për përdhunim për Krisitano Ronaldon, është çështja më e nxehtë e javëve të fundit.

Kompania Nike ka thënë se është "thellësisht e shqetësuar" nga akuzat e përdhunimit kundër futbollistit Kristiano Ronaldo.

Gjiganti amerikan i sportit - i cili ka një kontratë me vlerë prej 1 miliardë dollarë me Ronaldon - tha se do të "vazhdojë të monitorojë nga afër situatën", raporton Associated Press.

EA Sports, i cili gjithashtu ka një kontratë me Ronaldon, bëri të njëjtat komente.

Ronaldo, e ka mohuar sulmimin ndaj Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.

Zonja Mayorga, një ish-mësuese 34-vjeçare në SHBA, u frymëzua të fliste nga lëvizja #MeToo, tha avokati i saj.

"Lëvizja MeToo dhe gratë që kanë ngritur dhe zbuluar nagcmimet seksuale i kanë dhënë Kathryn shumë guxim", tha Leslie Stovall.

Në një deklaratë, Nike tha: "Ne jemi të shqetësuar nga akuzat dhe do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër gjendjen".

Ndërkohë, EA Sports i tha AP: "Ne kemi parë raportin në lidhje me të dhënat e detajuara kundër Cristiano Ronaldos. Jemi duke monitoruar nga afër situatën, pasi ne presim që atletët dhe ambasadorët të mbulojnë veten në një mënyrë që është në përputhje me vlerat e EA". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy