Përfundon pa sukses gara në europianin e mundjes që po mbahet në Romë, për sportistin tonë Eriglent Prizreni.
Në stilin e lirë, në kategorinë 75 kg, përballë Prizrenit ishte mundësi i fortë hungarez Asharin.
Mundësi shqiptar e nisi mirë ndeshjen, por Asharin shfrytëzoi elementin e befasisë duke fituar në fund me superioritet pikësh 10-0.
Në këtë mënyrë, përfundon mundësia e parë për t’u kualifikuar direkt në Olimpiadën e Tokio 2020 për Eriglent Prizrenin.
Më vonë është radha e mundësit tjetër Paris Karepi, i cili do të tentojë kualifikimin përballë mundësit turk.



