
Përfundimi në vendin e 8-të të Premier Leagues ka përcaktuar një ndër sezonet më të vështirë të Arsenalit . ‘’ Topchinjtë ‘’ e kanë humbur freskinë e mëparshme ku në çdo vit ishin pjesemarrës të rregullt në kupat e Europës. Por çdo gjë ka shkuar si mos më keq për nxënësit e Mikel Artetas dhe spanjollit do ti duhet të bëjë një punë voluminoze në merkato për ta hedhur pas krahëve këtë periudhë . Për këtë arsye 13 herë kampionët e Anglisë janë fokusuar disa kilometra më larg , pikërisht tek Anderlecht .
I vetëdijshëm se duhet ti provojë të gjitha pistat për të bërë mirë në sezonin vijues , Arsenali ka zgjedhur mesfushorin Albert Sambi Lokonga i cili ka impresionuar disa klube të njohura përfshirë edhe Milanin. Belgu ka zhvilluar një sezon në nivele të larta nën drejtimin e ish mbrojtësit Vincent Kompany dhe drejtuesit e Anderlecht pas refuzimit të ofertës 20 milionë euroshe sipas SudPress i detyrojnë automatikisht ‘’ The Gunnersat ‘’ ta ngrejnë stekën për të bindur belgët.
Por rruga drejt firmosjes me 21 vjeçarin nuk do të jetë aq e lehtë për Arsenalin pavarësisht emrit të madh sepse nga ana tjetër do të luhet një derbi andaluz midis Sevillas dhe Real Betisit i cili pritet të përcillet me shumë emocione . ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe ‘’ Los Verdiblancos ‘’ do të jenë maksimalisht të përqëndruar tek ky komponent që ka bërë diferencën me një ndër skuadrat më të famshme të kampionatit Jupiler Pro .
Talentin belg nuk e ka shqetësuar aspak rivaliteti që ekziston tek ‘’ Vjollcët ‘’ dhe e ka mbyllur sezonin me 3 gola në 37 ndeshje duke konfirmuar në çdo takim se është një mbështetje e madhe e ofensivës për të shkuar me shpejtësi tek goli .



