‘Triathlon Pogradec’ çel edicionin e parë, 120 sportistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës

‘Triathlon Pogradec’ çel edicionin e parë, 120 sportistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës

‘Triathlon Pogradec’ ka çelur edicionin e parë në qytetin bregliqenor, duke mbledhur rreth 120 sportistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

 

Kjo disiplinë sportive, e cila kombinon notin, çiklizmin dhe vrapimin, u zhvillua në dy kategori: Sprint dhe Olimpik. 

 

Në kategorinë Sprint, garuesit përshkuan 750 metra not, 20 kilometra me biçikletë dhe 5 kilometra vrap, ndërsa në kategorinë Olimpike gara përfshiu 1 500 metra not, 40 kilometra çiklizëm dhe 10 kilometra vrap.

 

Organizatori i aktivitetit, Julian Lekoçaj, u shpreh se Pogradeci ofron kushte ideale për zhvillimin e këtij sporti dhe se synimi është që eventi të kthehet në një traditë të përvitshme.

 

Në garë morën pjesë sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Gjermania dhe Britania e Madhe, duke e kthyer Pogradec në një pikëtakim ndërkombëtar të sportit.

 

Në kategorinë Olimpike, fitues u shpall Albion Ymeri. Sportisti i ri nga Kosova kishte marrë pjesë më herët në maratonën e vrapimit në Pogradec, ndërsa këtë herë debutoi në një garë triatloni. Sipas tij, kushtet atmosferike ishin mjaft të favorshme dhe të ngjashme me klimën e Prishtinës.

 

Ndërkohë, në kategorinë Sprint triumfoi Genc Isufi. Ai u shpreh se segmenti më i vështirë i garës ishte noti, por arriti të ruante epërsinë deri në fund, duke kaluar i pari vijën e finishit.

 

Zhvillimi për herë të parë i këtij aktiviteti në Pogradec e ktheu qytetin juglindor në një qendër të rëndësishme të sportit ndërkombëtar, duke promovuar njëkohësisht turizmin dhe potencialin sportiv të zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy