Inter-Hakimi e mbyllur, Bayern merr Sane nga Manchester City

Inter-Hakimi e mbyllur, Bayern merr Sane nga Manchester City

E marta ka qenë një ditë me mjaft zhvillime në tregun europian të futbollit. Pasi Inter mbylli gjithçka për marokenin Achraf Hakimi, për të cilin do pagujë 45 mln euro, lëvizje të bujshme raportohen edhe nga Gjermania.

Sipas gazetës ‘Bild’ Bayern Mynchen dhe Manchester City kanë arritur akordin për futbollistin Leroy Sane. 24-vjeçari shumë i kërkuar në merkato më herët kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga anglezët, duke parë që mundësitë e aktivizimit nuk ishin aq sa ç’pretendonte ai.

Interesant është fakti se Bayern ka paguar 47.5 mln euro për ta marrë nga Manchester City, ndërkohë që një vit më parë Sane nuk bëhej fjalë të lëvizte poshtë 80 mln eurove. Me Bayern-in sulmuesi i kombëtares gjermane ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, ndërsa do të bashkohet menjëherë pas përfundimit të kampionatit.

Mbetet gjithçka për t’u konfirmuar, por këtë lajm në Gjermani e japin me siguri të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy