Drenica triumfon me “poker” për kreun, Ulpiana ndal Dritën

Drenica triumfon me “poker” për kreun, Ulpiana ndal Dritën

U luajtën ditën e sotme dy ndeshje të vlefshme për javën e 9-të në Superligën e Kosovës.

Drita nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Ulpianës në transfertë. Skuadra nga Gjilani nuk e ruajti dot avantazhin e pjesës së parë, pas golit të Simonovski në minutën e 27-të, teksa në të dytën u barazuan, me vendasit që shënuan me Qerimin në minutën e 56-të.

Drita ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Ulpiana renditet në vendin e 8-të me 7 pikë.

Ndërkohë Drenica mposhti me shifrat e thella 4-0 Feronikelin. Dopieta e Ukës në minutat 12 dhe 60, si dhe golat e Denisson në minutën e 25 e Zabergja në minutën e 42, i dhanë një fitore të rëndësishme Drenicës, që tashmë kryeson renditjen me 17 pikë, ndërsa Feronikeli mban vendin e 7-të me 10 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy