
Manchester City, prej disa sezonesh është kthyer në një nga skuadrat më të forta në botë.
Meritë për këtë ka padyshim edhe trajneri Pep Guardiola, me të cilin skuadra ka fituar disa tituj të rëndësishëm.
Duke parë formën e mirë të skuadrës dhe arritjet e rëndësishme, drejtuesit kanë menduar t’i bëjnë një dhuratë trajnerit.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se palët janë në bisedime për rinovimin e kontratës, e cila përfundon vitin tjetër.
Gjithçka po shkon shumë mirë dhe në ditët e ardhshme mund të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes.



