
Erzeni u mposht minimalisht nga Dinamo City dhe ky rezultat ka lënë një shije të keqe te trajneri i shijakasve, Alfred Deliallisi, i cili nuk doli në prononcimin pas ndeshjes.
Për MCN TV, foli përgatitësi atletik i Erzenit, Ervin Baku, i cili deklaroi se dalja me të kuq e mbrojtësit Atanta, prishi ekuilibrat dhe solli këtë humbje.
Realisht e kishim përgatitur ndeshjen për çdo episod të mundshëm që mund të ndodhte. Dalja e Atandës na i prishi ekuilibrat. U munduam përsëri të reagonim dhe të dilnim në lojën tonë.
Mendoj se jemi akoma më të fortë, kjo nga korrektësia e drejtuesve, presidencës, harmoni që ka ekipi. Mendoj se realisht kemi më shumë forcë për ta përballuar kampionatin dhe pse jo, të synojmë për më tepër në tabelën e renditjes.



