
Përpjekjet e drejtuesve të Real Madridit në lidhje me përforcimet vijojnë.
Merkatoja e verës do të jetë tejet e rëndësishme për ti ardhur në ndihmë reparteve të cilët kanë patur luhatje gjatë sezonit të shkuar.
Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries mbeten prioritet për ‘’ Galaktikët ‘’, të cilët janë ndërtuar për të triumfuar në çdo kompeticion.
Francezi i ka vënë në dijeni krerët e Liverpoolit se cikli në ‘’ Anfield Road ‘’ ka përfunduar dhe sigurisht numri një i madrilenëve ka nisur të fërkojë duart.
27 vjeçari shquhet si tejet potent, i sikletshëm për çdo rival falë fizikut impresionues dhe shumë i shpejtë.
Gjithashtu edhe hollandezi ka zhvilluar pesë sezone tejet premtues tek Interi dhe mund ti shërbejë ish kampionëve të Champions Leagues në krahun e djathtë.
Për më tepër Denzel Dumfries është shumë i rëndësishëm edhe tek ‘’ Tulipanët ‘’, me të cilët numëron 71 sfida.
Sigurisht planifikimi pritet të shoqërohet me kujdesin që duhet, me objektivin e rikthimit të ‘’ Los Merengues ‘’ në ekipin e dikurshëm i cili dominoi çdo rival.



