
Ulje-ngritjet e shpeshta në prapavijë pothuajse në çdo merkato i detyrojnë drejtuesit e Real Madridit të kërkojnë elementë cilësorë.
‘’ Galaktikët ‘’ janë një klub i mbështetur fuqimisht nga presidenti Florentino Perez, pa të cilin do të ishte vështirë të fitonin kaq shumë tituj të rëndësishëm.
Traineri Xabi Alonso kërkon shtimin e forcave dhe tashmë në planet e tij është përfshirë Dayot Upamencano.
26 vjeçari po ecën me hapat e duhur në rradhët e Bayern Munchenit dhe gjithashtu tek Franca, kombëtare tek e cila është i padiskutueshëm bashkë me Ibrahima Konaten.
Kur flitet për ‘’ Los Blancos ‘’ natyrisht çdo lojtar entuziazmohet sepse është një ndër klubet më të suksesshëm të historisë së futbollit, faktikisht ëndërra e secilit prej tyre.
Ndërkohë, po insistohet edhe për Ibrahima Konaten, një referent tek Liverpooli por besohet se drejtuesit asnjëherë s’do ta shmangin vëmëndjen edhe nga të tjerë elementë.
Dëshira për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ është e madhe, fakt i cili mund t’ia lehtësojë arritjen e objektivit ish fituesve të Champions Leagues.
Sezoni aktual është i pesti për ishi-n e Leipzigut në rradhët e ish rekordmenëve të Bundesligës, të cilit mund ti ndryshojë shumë shpejt e ardhmja, në çdo aspekt.



