Chelsea, ofertë për mbrojtësin e Rennes

Chelsea, ofertë për mbrojtësin e Rennes

Siç dihet Chelsea vijon të jetë një ndër ekipet më të përfshirë në merkaton e janarit. 

‘’ Blutë e Londrës ‘’ tashmë nën drejtimin e Liam Rosenior po tentojnë të përforcohen për fazën vendimtare të sezonit dhe fokusin e ka marrë mbrojtja. 

Jeremy Jacquet është shëndërruar në një ndër më të spikaturit në Ligue 1 i cili është pjesë e Rennes. 

Me vetëm 20 vite mbi supe ka ditur të performojë në lartësinë e duhur në një kampionat të ndërlikuar si ai francez dhe sakrificat tashmë i janë shpërblyer.

 Interesi i kryeqytetasve mund të finalizohet me transferimin e tij në ‘’ Stamford Bridge ‘’, tek një ndër rivalët më të vështirë në Angli dhe Europë. 

Sipas disa burimeve pronari Todd Boehly ka përgatitur çekun prej 75 milionë eurosh, një shifër e cila parashikohet se do të analizohet me detaje nga krerët e Rennes. 

Si për çdo lojtar tjetër premtues do të zhvillohet një sfidë e ashpër duke qenë se edhe Bayern Munchen dhe Liverpooli do të luftojnë për shërbimet e tij.

 Të tilla duele janë të pashmangshëm pothuajse gjatë çdo periudhe transferimesh dhe lojtarit në fjalë mund ti ndryshojë e ardhmja në çdo aspekt. 

Do të jetë një garë emocionuese por vendimi i takon nxënësit të Habib Beye, i grumbulluar rregullisht edhe me moshat e kombëtares së ‘’ Gjelave ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy