Arsenal në luftë për Neto Murara

Arsenal në luftë për Neto Murara

Me Marc -Andre ter Stegen poshtë tre shtyllave mundësitë e Neto Muraras për të qëndruar tek Barcelona janë reduktuar ndjeshëm .

 Për brazilianin është mbushur kupa dhe qëllimi i tij është ti japë lamtumirën ‘’ Camp Nout ‘’ për t’iu bashkuar një skuadre në të cilën do të ketë mundësinë për të qenë titullar .  Në skenë është shfaqur Arsenal  , skuadër që vijon rrugën e rindërtimit dhe  konsideron se 32 vjeçari ka eksperiencën e nevojshme për të mbrojtur kuadratin e bardhë .  

Sipas Mundodeportivos , Mikel Arteta është shprehur i gatshëm ti japë fund kësaj etape të hidhur në karrierë dhe të shijojë faktin e të qënit pjesë e ‘’ Topchinjve ‘’  të cilët do të luftojnë për tu rikthyer në Europë sezonin e ardhshëm .  Pavarësisht se gjermani Bernd Leno konsiderohet  portieri i parë nga traineri 39 vjeçar , Neto Murara  shikohet si një opsion i vlefshëm për zëvëndësimin e gjermanit .   Ishi i Juventusit  pretendon ta lërë pas periudhën e vështirë të  përjetuar tek ‘’ Los Cules ‘’  dhe interesi i ‘’ The Gunners ‘’ konsiderohet një shpëtim për brazilianin e mirënjohur.

 Edhe pse   momentalisht Marc- Andre Ter Stegen po rikuperohet për shkakun e një dëmtimi të pësuar , ky fakt nuk konsiderohet i mjaftueshëm për  portierin nga Minas Gerais i cili kërkon me ngulm që të zgjidhë sa më shpejt të ardhmen .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy