Dhuna ndaj gjyqtarit, disiplina me dorë të hekurt, përjashton Kamzën dhe e zbret dy kategori më poshtë

Dhuna ndaj gjyqtarit, disiplina me dorë të hekurt, përjashton Kamzën dhe e zbret dy kategori më poshtë

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit “masakron” klubin e Kamzës. Ashtu siç edhe pritej, Kamza është përjashtuar nga ky kampionat i Kategorisë Superiore madje sezonin e ardhshëm do të nisë gjithçka nga Kategoria e Dytë, pra dy kategori më poshtë. Dhuna ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në ndeshjen ndaj Laçit, i ka kushtuar rëndë jo vetëm klubit nga periferia e kryeqytetit por edhe presidentit të Kamzës, Naim Qarri i cili ka marrë një pezullim shembullor nga aktivitetet futbollistike ashtu si edhe disa drejtues të tjerë të Kamzës. Ja vendimet e plota të Disiplinës.

Si rrjedhojë, të 12 ndeshjet e mbetura nga ky sezon për skuadrën e Kamzës do të fitohen në tavolinë me rezultatin 3-0 nga kundërshtarët, sipas kalendarit. Një vendim i marrë ky me arsyetimin e dështimit të përmbushjes së përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyqrtarëve të ndeshjes.

Të njëjtën masë ndëshkimore Komisioni i Disiplinës ka marrë për drejtorin teknik, ndërkohë për zyrtarin Albert Bana, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 18 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

Kujtojmë dhe një herë që ngjarja e ndodhur fundjavën e shkuar në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit, ku u dhunua nga disa persona arbitri Eldorjan Hanmiti. Ndërkohë edhe Gjykata e Tiranës ditën e mërkurë ka dhënë vendimin e saj me arrest shtëpie për Presidentin e skuadrës së Kamzës, Naim Qarrit, ndërkohë që ka kaluar me detyrim paraqitje të ndaluarit e tjerë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, bazuar në Nenit 66 të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, bazuar në Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek.

FK “Kamza”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit, në bazë të nenit 64/1/b, 64/1/c), 64/1/e), 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonin 2018-2019 si dhe gjobë në masën 1.000.000 (njëmilion) lek. Në bazë të nenit 29 të KDS, FK “Kamza”, dënohet me zbritjen në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë duke filluar nga sezoni futbollistik 2019-2020 .

Zyrtari i FK “Kamza”, Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur dhe nxitje të urrejtjes e akteve të dhunës, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 52 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

Zyrtari i FK “Kamza”, Albert Bana, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

Lojtari i KF “Shënkolli”, Bledi Zefi, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Lushnja”, Mikel Spaho, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës duke shkakutar ndërprerjen e përkohshme të lojës, bazuar në Nenit 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

KF “Pogradeci” U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve në ndeshje me KF “Tomorri” U-19, ne bazë 55/1 të KDS dhe 49 të Rregullores së Aktivitetit, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje ne ndeshje me KF “Kukësi” U-19, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

KF “Bylis” U-17, për mos paraqitje ne ndeshje me KF “Oriku” U-17, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Gramozi”, Gerald Gjoni dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Gerald Gjoni vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy