Teuta mori një humbje të hidhur në fundjavë, teksa u mposht nga Vllaznia në transfertë me rezultatin 4-2.
Sikur të mos mjaftonte humbja, në këtë sfidë, durrsakët kanë humbur edhe dy titullarë për sfidën e radhës ndaj Dinamos. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit, Blerim Kotobelli dhe Harallamb Qaqi.
I pari u ndëshkua me të verdhë, duke plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa i Qaqi u ndëshkua me kartonin e kuq, për shkak se goditi me bërryl Aralicën.



