
Performancat e shkëlqyera në rradhët e Paris St Germain e kanë shëndërruar Vitinhan në një objektiv të Real Madridit.
Mesfushori e ka bërë krenar trainerin Luis Enrique, i cili mbrëmjen e djeshme shkruajti historinë me francezët, ekip që e fitoi më në fund Champions Leaguen.
Portugezi ishte një ndër protagonistët e ‘’ Les Pariziens ‘’, të cilët turpëruan Interin me rezultatin 5-0.
Me 25 vite mbi supe dhe ecurinë e deritanishme sigurisht e ka arritur eksperiencën e duhur dhe drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ do të luftojnë fort për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë merkatos së verës.
Megjithatë, menjëherë madrilenët e kanë marrë përgjigjen nga drejtuesit e kuq e bluve, të cilët nuk kanë ndërmend të negociojnë për një ndër më të mirët e 11-shes së Luis Enriques.

Por duke njohur Florentino Perez s’duhet thënë asnjëherë kurrë pasi ka arritur ndër vite ti tejkalojë pritshmëritë dhe ka firmosur me lojtarët më cilësorë në qarkullim.
Rasti i Jude Bellingham e provon këtë fakt, një ndër mesfushorët më të mirë në botë momentalisht.
Një ekip si Real Madridi është vështirë të refuzohet por duke njohur kokëfortësinë e ‘’ Luchos ‘’ arrihet në konkluzionin se Vitinha do të qëndrojë në ‘’ Parque de Princes ‘’ për një kohë të gjatë.



