Barcelona, ëndërron rikthimin e Neymar

Barcelona, ëndërron rikthimin e Neymar

Koha kalon shumë shpejt por drejtuesit e Barcelonës asnjëherë nuk e kanë harruar Neymar Juniorin.

Braziliani formoi një trident të shkëlqyer në të kaluarën me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, të cilët i ndihmuan katalanasit të fitojnë gjithçka.

Ishi i Santosit zhvilloi katër sezone me spanjollët, gjatë të cilave zhvilloi 186 sfida, të shoqëruara me 105 gola dhe 76 asiste.

Kjo skuadër fitoi shumë tituj të rëndësishëm, kryesisht atë të Champions Leagues në 2015-tën duke mundur në finale Juventusin.

 

Drupal Ad

 

 

 

Teknika e lartë, shpejtësia dhe fitimi i dueleve një kundra një spikasin tek 32 vjeçari, i cili duket se nuk po ndihet komod tek Al- Hilal në Arabinë Saudite pavarësisht pagës së majme.

Duke qenë se e njeh shumë mirë Barcelonën, për Neymar rikthimi në ‘’ Camp Nou ‘’ mund të konsiderohet hapi i duhur, të cilin vitet e fundit dëmtimet e njëpasnjëshëm e kanë penguar dukshëm.

Tek Barcelona vihet re një entuziazëm pasi nëse flitet për asin e ‘’ Seleçaos ‘’, komentet janë të tepërta.

Pa dyshim referenti i pesë herë kampionëve të botës ka lënë gjurmë në çdo ekip me të cilin është aktivizuar dhe e ka të hapur derën gjithmonë, sidomos tek ‘’ Azulgranët ‘’.

Mbetja në prapavijë në lidhje me titujt në sezonet e fundit jep për të kuptuar se tek Barcelona duhet të bëhet ende më shumë gjatë kësaj merkatoje verore, për të afruar edhe më shumë me to në vijuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy