Reali pranë zyrtarizimit me Alaban

Reali pranë zyrtarizimit me Alaban

Real Madridi është drejt një hapi kyç për të ardhmen . ‘’ Galaktikët ‘’ ëndërrojnë prej kohësh firmosjen me David Alaban dhe parashikohet se nuk do të presin shumë gjatë për arritjen e këtij objektivi .  Sipas GolTv  austriaku ka marrë rrugën për në kryeqytetin spanjoll për të vënë firmën mbi kontratën që akoma nuk dihet se sa do të zgjasë por një gjë është e sigurtë se me këtë transferim Real Madridit do ti shtohen shanset  për të bërë kthesën e ëndërruar .  

Karakteristikat e 28 vjeçarit do ti japin shumë mundësi lojës së ‘’ Los Blancos ‘’ për tu perfeksionuar gjatë kohës sepse e kaluara e tij krijon bindjen se eksperienca për të në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të jetë ajo e parashikuara .  Paraprakisht akoma nuk është deklaruar afati i kësaj kontrate por  shifra që do të kalojë në xhepat e tij është përafërsisht 12 milionë euro .  Kjo vlerë i jep një rëndësi të veçantë  David Alabas tek kryeqytetasit  sepse e shëndërron ndër më të paguarit  bashkë me  Sergio Ramos i cili tashmë konsiderohet si legjendë në këtë klub.  Në lidhje me spanjollin duhet shtuar se mbërritja e mesfushorit nga Viena mund ti hapë dritën jeshile për ta kërkuar fatin diku tjetër sepse akoma nuk e ka arritur akordin e rinovimit me Real Madridin  .

Kësaj liste nuk i shpëton as  Raphael Varane për të cilin prej kohësh  interesohet  Paris St Germain dhe Manchester United  por aktualisht prioriteti është finalizimi i kësaj çështje  për të rritur motivin e drejtuesve drejt firmosjes me të tjerë elementë që do t’ia ndryshojnë fytyrën skuadrës. Kupa për Real Madridin nuk mban më  ,  fakt që është konfirmuar me një sezon totalisht dështues që ka vënë në qendër të  kritikave  disa pesha të rënda të ekipit dhe manjatit Florentino Perez do ti duhet të zbrazë xhepat për ti lejuar skuadrës së zemrës rifitimin e komoditetit të mëparshëm  me të cilin mbretëroi kontinentin e vjetër por edhe më gjerë .

 Një ndër pikat referuese të merkatos është afrimi i lojtarëve të mëdhenj që do ta përforcojnë emrin e Real Madridit në sezonet vijuese .

Sezoni i 11-të dhe i fundit me Bayern Munchen është mbyllur  ashtu siç pritej nga David Alaba  që numëron 45 takime dhe 2 gola  por tanimë do të ketë detyrën  të përfaqësojë një ndër klubet më të famshëm në planet për të justifikuar investimin potent të presidencës madrilene .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy