
Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët për turin e parë në Conference League, ku do të marrin pjesë.
Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës, ka vendosur Partizanin përballë moldavëve të Sfintul Gheorghe, me ndeshjen e parë që do të luhet më 8 korrik në transfertë dhe një javë më vonë ndeshja e kthimit në Shqipëri.
Vllaznia do të luajë në transfertë ndeshjen e parë ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg, ndërsa më 15 korrik do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”.
Rival i kalueshëm edhe për Laçin, me kurbinasit që nga shorti janë vendosur përballë malazezëve të Podgoricës.
Të 3 skuadrat shqiptare mund të buzëqeshin, pasi shorti nuk iu ka rezervuar kundërshtarë shumë të vështirë dhe për këtë arsye do të kërkojnë me çdo kusht kalimin më tej.
SHORTI: Laçi-Podgorica (Mali i Zi)
Sfintul Gheorge (Moldavia)- Partizani
Siroki Brijeg (Bosnja)- Vllaznia



