Liverpooli drejt rinovimit me Salah

Liverpooli drejt rinovimit me Salah

Liverpooli ndodhet përpara një situate emergjente që i shërben të ardhmes .

‘’ The Redsat ‘’ po vijojnë tentativat për rinovimin e kontratës së Mohamed Salah përtej 30 qershorit të 2023-shit, atëherë kur i përfundon aktualja .

Për anglezët qëndrimi i egjiptianit në ‘’ Anfield Road ‘’ është afrimi me suksesin sepse të gjithë e dinë kapacitetin e sulmuesit i cili konsiderohet  vdjekjeprurës në metrat e fundit.

Risitë e kësaj historie janë sigurisht në favor të anglezëve dhe sipas ‘ Footmercatos ‘ optimizmi po dominon tek Liverpooli nga i cili pritet shumë,  sidomos në Champions League ku vijon rrugën i qetë dhe do të përballet në dy  çerekfinale me Benfikën.

Falë kësaj skuadre dhe natyrisht cilësive, ishi i Romës konsiderohet aktualisht ndër sulmuesit më të frikshëm në qarkullim dhe një golashënues i pangopur që lideron sulmin bashkë me Firminon dhe Manen pa të cilët s’do të mund të shkonte kaq larg.

Gjatë kohës pretendentët janë shtuar për 29 vjeçarin ku predominojnë Real Madridi , Barcelona , Paris St Germain dhe Juventusi por Jurgen Klopp as që e çon nëpër mend largimin e Mohamed Salah sepse do të konsiderohej një mungesë e theksuar profesionalizmi, gjë që është e pamundur nëse flitet për gjermanin.

Vlera e golashënuesit aktualisht në merkato arrin 100 milionë eurot, gati e pamundur së pari sepse është një shifër tejet e kripur  dhe gjithashtu  sepse Liverpooli ia ka mbyllur derën përfundimisht largimit të Mohamed Salah me të cilin ofensiva funksionon ndryshe.

Distancimi nga trofetë mbetet një sinjal alarmi dhe njëkohësisht  një paralajmërim për Jurgen Kloppin nga i cili pritet më shumë , sidomos në Champions League kundër ‘’ Shqiponjave ‘’, skuadër që i shkaktoi një humbje të turpshme në grupe Barcelonës e cila ndikoi në largimin e  parakohshëm të katalanasve nga kompeticioni më prestigjoz i  Europës.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy