Dinamo ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkaton e dimrit, me blutë që kanë bërë disa lëvizje në skuadër, pas oshilacioneve të treguara në gjysmën e parë të kampionatit.
Ditën e sotme, kryeqytetasit kanë prezantuar 3 afrimet e reja. Bëhet fjalë për Sabien Lilaj, Artur Reginaldo dhe Denisson Silva.
Gjithashtu trajneri Shkëmbi zbuloi në konferencën për mediat, se kryeqytetasit janë në pritje edhe të një mbrojtësi, me të cilin mund të firmosin në ditët e ardhshme.



