
E ardhmja e Erhun Obanor, është kthyer në një “telenovelë” gjatë kësaj merkato vere. Fillimisht mbrojtësi nisi stërvitjen me Tiranën, nga të cilët u largua pas disa seancave stërvitore. Pas kësaj, Obanor kaloi te skuadra e Vorës, e cila militon në Kategorinë e Parë. Edhe aventura me skuadrën e Mërgjyshit zgjati pak, teksa tashmë 27-vjeçari është transferuar në Arabinë Saudite. Nigeriani ka firmosur për një sezon, me skuadrën e Al Ain, e cila është e treta për të në këtë sension merkatoje.



