Presidenti i Barcelonës nxjerr në merkato Coutinhon

Presidenti i Barcelonës nxjerr në merkato Coutinhon

Me marrjen e presidencës së Barcelonës, Joan Laportës i duket të riparojë disa problematika që e penalizojnë disi situatën financiare të Barcelonës. Për këtë arsye 58 vjeçari, ka deklaruar tashmë nxjerrjen në merkato të Philipe Coutinhos.

Kjo çështje e cila vazhdon të krijojë “dhimbje koke” për 26 herë kampionët e Primera Division, parashikohet se do të marrë zgjidhjen e merituar në merkaton e ardhshme, dhe për këtë arsye Joan Laporta sipas ”The Mirror”, ka deklaruar shifrën e 50 milionë eurove për ta lënë të lirë 28 vjeçarin nga Rio De Janeiro.

 Konkretizimi i një hapi të tillë do ti shërbente  shumë konsolidimit të arkave të “ Blaugranëve”  sepse do të eleminonte automatikisht rrogën e ishit të Liverpoolit që është  një nga lojtarët më të paguar tek Barcelona. Eksperienca e vyer tek Bayern Munich mendohej se do ti shërbente një rikthimi shpresëdhënës në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’ por më kot, sepse nuk e ka bindur aspak  hollandezin Ronald Koeman i cili tashmë nuk e konsideron pjesë të së ardhmes tek Barcelona .

Kjo situatë kaotike që e ka mbërthyer  Philippe Coutinho-n  reflektohet shumë qartë me statistikat e vakëta sepse është llogaritur në vetëm nëntë takime nga numri një i pankinës duke iu referuar  sezonit aktual në të cilat ka shënuar vetëm tre gola  dhe ka kontribuar me dy asiste për shokët e skuadrës, element që i pamundëson tashmë vijimësinë në gjirin Barcelonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy