Cuti Romero, objektiv i Barcelonës

Cuti Romero, objektiv i Barcelonës

Prej pesë sezonesh tashmë Cuti Romero vijon të jetë një referent tek Tottenham Hotspuri. 

Mbrojtësi ka ditur të performojë në lartësinë e duhur në Premier League, një ndër ligat më prestigjoze në Europë.

 Me kalimin e kohës është monitoruar nga drejtuesit e disa ekipeve, veçanërisht ato të Barcelonës. 

Edhe pse prioritet i ‘’ Los Cules ‘’ mbetet Alessandro Bastoni, 28 vjeçari konsiderohet një alternativë e cila mund ti vijë në ndihmë prapavijë në vijimësi. 

Tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ ishi i Atalantës ka treguar se mund të adaptohet me shpejtësi dhe sigurisht ka rezultuar i vështirë për çdo rival. 

Duhet theksuar se situata e ‘’ Spursave ‘’ në kampionat vijon delikate, të cilët nëse do të bien nga kategoria sigurisht largimi i Cuti Romeros nga ‘’ White Hart Lanes ‘’ do të ishte edhe më i mundur.

 Tek ishi i Belgranos vihet re agresiviteti, pozicionimi i duhur në çdo situatë, të qënit tejet luftarak, sidomos në duelet në ajër. 

Përveç Barcelonës, referuar Primera Division edhe Atletico Madridi ia ka hapur me kohë dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ i cili mund të provojë veten në këtë kampionat. 

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me nxënësin e Roberto De Zerbit i cili numëron 6 gola në 32 sfida me anglezët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy