Në Nyon të Zvicrës, u hodh këtë të mërkurë, shorti për turin e dytë kualifikues në Conference League. Skuadrat shqiptare ishin të pafat, teksa në rast kualifikimi, do të përballen me kundërshtarë shumë të vështirë. Tirana në rast se kalon skuadrën e Dinamo Batumi, atëherë në turin e dytë i pret skuadra e madhe turke, Besiktas. Egnatia në rast kualifikimi ndaj armenëve të Ararat, do të përballen me skuadrën greke, Aris i Selanikut. Kundërshtar i vështirë edhe për Vllazninë, që në rast se kalon Linfield, do të përballet me skuadrën polake, Pogon Szczecin.



