Në garë për anëtar të KE, Xhixho: E kisha objektiv në jetë, më propozuan dy klube

Në garë për anëtar të KE, Xhixho: E kisha objektiv në jetë, më propozuan dy klube

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, pak ditë më parë, u zyrtarizua si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF.

Në lidhje më këtë, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai tha se e ka pasur objektiv në jetën e tij për të qenë pjesë e futbollit, për të dhënë kontributin e tij, ndërsa falënderoi edhe dy klubet që e propozuan si kandidat për anëtar të KE.

“Të kontribuosh nuk është e thënë që të jesh vetëm nga njëra anë, mund të jem nga të dyja anët. Edhe propozimet që mund të vijnë nga fusha jonë, mediatike, mund të ecë përpara. Ne nuk e kemi garën mediatike apo publike. Ne duhet t’i mbushim mendjen kësaj familje të futbollit. Unë jo vetëm me shembullin tim, por dua t’i them të gjithë gazetarëve të tentojnë. Edhe Shoqata e Gazetarëve mund të kërkojë një federim në FSHF, që të ketë zë.

Unë e pranova me dëshirë propozimin e dy klubeve. E kisha si objektiv për të marrë pjesë këtu. Është shumë mirë që ne i kemi 3 kandidatë për president, pasi ishte përfolur shumë lart e poshtë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy