Mukiele në orbitën e Atleticos

Mukiele në orbitën e Atleticos

 Fillimi i sezonit të ri nënkupton një veçanti për Atletico Madridin . ‘’ Los Colchoneros ‘’ do ta nisin si kampionë në La Liga pa e anashkaluar vëmëndjen nga Uefa Champions League . Fitimi i kampionatit i lejoi kryeqytetasve kthimin e faqes  në Spanjë  pas shumë vitesh luftë e sakrifica të pandalura .   Diego Simeone është  i ndërgjegjshëm se presioni do të bjerë i gjithi mbi lojtarët e tij sepse do ti duhet ta mbrojnë me çdo kusht këtë trofe të fituar me shumë djersë . 

 Pavarësisht suksesit traineri argjentinas ka patur disa probleme me dy anesorët Sime Vrsalkjo dhe Kieran Trippier .  Dëmtimet nuk e kanë lejuar kroatin të shijojë në maksimum fushat e blerta ndërsa  anglezi do të vuajë një dënim afatgjatë që e bën të detyrueshme ndërhyrjen e Atleticos në merkato . Për të reduktuar problemin spanjollët  i kanë hedhur sytë tek lojtari  i Leipzigut Nordi  Mukiele .  Francezi ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer  në Bundesligë dhe Atletico kërkon transferimin e tij sepse  ofron shumë garanci për më tej . 

 Lajmi është konfirmuar nga ‘’ Bild ‘’ dhe ky opsion konsiderohet  ndër të parët që mund të udhëtojnë drejt  ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’  gjatë verës .   

 Ky operacion  kushton 30 milionë euro ,  shifër aspak problematike për Atletico Madridin . Pavarësisht dëshirës së madhe për të firmosur  me 23 vjeçarin  kampionët në fuqi Primera Division do të masin forcat me Paris St Germain sepse karakteristikat e Nordi Mukieles preferohen shumë nga drejtori sportiv Leonardo . Sezoni për shtatlartin e lindur në Montreuil të Francës është shoqëruar me 40 ndeshje  , 4 gola dhe 2 asiste dhe ia kanë shtruar rrugën për një të ardhme të ndritur .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy