Dani Alves: Te Barcelona nuk i respektojnë lojtarët që kanë bërë histori me klubin

Dani Alves: Te Barcelona nuk i respektojnë lojtarët që kanë bërë histori me klubin

Dani Alves u largua nga Barcelona pak javë më parë, pasi katalanasit vendosën të mos i rinovojnë kontratën.

Në rikthimin e dytë, braziliani 39-vjeccar, zhvilloi 14 ndeshje me Barcelonën, me të cilët u bashkua në merkaton e dimrit.

Megjithatë duket se mos rinovimi i kontratës, ka lënë një shije të hidhur te mbrojtësi i djathtë, i cili në një deklaratë të dhënë së fundmi, është shprehur se te Barcelona nuk i respektojnë lojtarët që kanë bërë historinë me këtë klub.

Nuk u largova i trishtuar, por i lumtur sepse realizova dëshirën për t’u rikthyer tek ata. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte mënyra si u menaxhua largimi im. Që kur erdha e bëra të qartë se nuk jam më 20 vjeç dhe dua të trajtohem ashtu si e meritoj, por te Barcelona gjërat kanë ndryshuar.

Ata nuk kanë më respekt për lojtarët që kanë bërë historinë në këtë klub. Si tifoz i tyre do doja që gjërat të ishin bërë ndryshe, por falënderoj Xavin dhe presidentin që më dhanë mundësinë të rikthehesha edhe njëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy