
Real Madrid barazoi 1-1 me Girona në shtëpi, në një ndeshje që shkaktoi jo pak polemika, në lidhje me penalltinë e akorduar për skuadrën mike në minutat e fundit.
Për këtë ka folur edhe trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti, i cili nuk i ka kursyer sulmet ndaj arbitrave, duke thënë se shpikën një penallti.
Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, por diçka do ta them. Rasti i penalltisë ishte flagrant, nuk mund të jepej ajo penallti sepse nuk kishte prekje të topit me dorë.
Dora e majtë e Asensios ishte në një pozicion jonatyral, por ai nuk e preku fare topin. Mendoj se e shpikën atë penallti. Sa për golin e anuluar të Rodrigos, rregulli është i qartë.
Ajo që nuk arrij ta kapërdij është penalltia, sepse erdhi në një moment kyç të takimit dhe na kushtoi fitoren. Falë asaj penalltie të paqenë kemi dy pikë më pak në renditje



