Shkumbini është fituesi i finales në Kategorinë e Dytë, teksa mposhti minimalisht Maliqin me rezultatin 1-0.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, mjaftoi goli i shënuar nga Dos Santos në minutën e 10-të, duke i dhënë kështu fitoren skuadrës peqinase, e cila në fund ngriti edhe trofeun. Pas një sezoni të shkëlqyer në Grupin A, ku nuk humbën asnjë ndeshje, tashmë Shkumbini fiton edhe trofeun e më të mirit në këtë kategori.
Triumfi në finale, përkthehet edhe në 20 milionë lekë fitim për Shkumbinin, pasi kjo është shuma që FSHF ofron për ekipin fitues. Kujtojmë se Maliqi dhe Shkumbini fituan grupet e tyre respektive dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.



