
Partizani vazhdon përgatitjet për ndeshjen e kthimit në Conference League, ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo. Të kuqtë fituan minimalisht sfidën e parë në transfertë, por tashmë do të kërkojnë fitoren edhe në ndeshjen e kthimit.
Para kësaj ndeshje, para mediave ka folur edhe mbrojtësi i të kuqve, Eneo Bitri. Ky i fundit është shprehur se skuadra do të futet në fushë vetëm me një qëllim, për të marrë fitoren para tifozëve të kuq.
Do të jem 100% me grupin dhe skuadra është e plotë dhe e gatshme. Optimizmi është dhe ka nisur prej fazës përgatitore. Partizani futet për të fituar ndeshjen. Është rezultat 1-0 dhe ky rezultat të jep pak presion, por mendoj se ne kemi cilësitë dhe kualitetet që ta menaxhojmë këtë presion.
Duhet të jemi pak më të përgjegjshëm para portës dhe të tregohemi cinikë. Pika më e fortë e kundërshtarit janë disa lojtarë me kualitet, por ne do të bëjmë maksimumin për të kaluar.
Jemi përgatitur për të gjithë situatat, por besoj se nuk ka vlerë pas fitores atje ta dërgojmë sfidën me penallti.



