Pak javë më parë, Bylis njoftoi largimin e portierit Bruno Puja, i cili kaloi tek Erzeni.
Megjithatë aventura te shijakasit zgjati shumë pak, pasi klubi vendosi t’i ndërpresë kontratën.
Pas kësaj lëvizje, Bylis, vendosi ta rikthejë portierin Puja, me zyrtarizimin që ka ardhur ditën e sotme.
Klubi ballshiot, ka njoftuar gjithashtu afrimin e sulmuesit, Nildo Xhufo Viktor.



