Gazetari Edi Hajdini deklaroi në studion e MCN Live se gara për kreun e kupës së Shqipërisë është shumë e fortë pasi vetëm 3 skuadra po luftojnë të mos bien nga kategoria, ndërkohë që 7 të tjerat kanë mundësi shumë të mira.
Hajdini tha se skuadra e Tiranës di gjithmonë të reagojë në momentet delikate dhe prandaj është në krye të klasifikimit.
Është një nga kampionatet më të çuditshme. Fakti që nga 10 skuadra që kemi, 3 skuadrat e fundit që janë në garë luftojnë për të mos rënë nga kategoria, 7 të tjerat në garë për titullin. Diferenca e pikëve shumë e vogël.
Javë pas jave, skuadrat e tjera, Erzeni dhe Egnatia janë në garë për titullin. Edhe nga rezultatet e javës 25 vëmendja ishte mes Vllaznisë dhe Partizanit që u mbyll 1-1, spektakli i munguar ishin tifozët.
Skuadra e Tiranë fitoi 3-2 me Laçin, mori fitore të rëndësishëm, pasi erdhi me një humbje nga derbi. Mori një fitore të vuajtur.
Çfarë e bën Tiranën të ruajë kreun?
Tirana e këtij sezoni nuk është skuadra e vjetshme , por ka ditur të reagojë në momente delikate, kjo e bën që të jetë ekipi që merr rezultatin që duhet. Garë e fortë për kreun e klasifikimit.



