
Përfundimi i kontratës me Barcelonën në fundin e sezonit sigurisht mund t’ia ndryshojë të ardhmen Robert Lewandowskit.
Edhe pse me 37 vite mbi supe polaku e ka demostruar se i mbetet ende për të dhënë në fushën e lojës.
Faktikisht tanimë për shërbimet e golashënuesit kanë nisur tratativat Juventusi dhe Milani.
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ dhe ‘’ Djalli ‘’ do të zhvillojnë një tjetër supersfidë për një ndër më të mirët në Europë në vitet e fundit.
Duke qenë se Joan Laporta nuk e ka marrë ende një vendim për t’ia rinovuar kontratën ishi-t të Borussia Dortmundit gjigandët e Italisë dhe jo vetëm do të tentojnë të përfitojnë nga ky fakt.
Duhet theksuar se gjithmonë Scudetto ka rezultuar një destinacion i preferuar sidomos nga lojtarët e elitës por në rastin konkret, pretendimet e Robert Lewandowskit mund të rezultojnë një pengesë për presidentët respektivë.
Merkatoja e verës do të jetë determinante dhe gjigandi i repartit të avancuar parashikohet se do të marrë një vendim në javët vijuese.
17 gola dhe 1 asist në 39 sfida janë statistikat me ‘’ Los Cules ‘’ në sezonin aktual, një ndër më të rrezikshmit në pozicionin ku aktivizohet.



