
Mungesa e hapësirave për Marco Asension tek Paris St Germain natyrisht ka impulsuar një klub me emër në orët e fundit për të marrë shërbimet e tij.
Flitet për Interin, drejtuesit e të cilit do të tentojnë përsëri për të firmosur me mesfushorin.
Huazimi tek Aston Villa gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar demostroi qartësisht kapacitetin e 26 vjeçarit, kontrata e të cilit me ‘’ Les Pariziens ‘’ përfundon në 2026-tën.
Duke iu referuar kësaj situate, pritej një reagim nga drejtuesit e kryeqytetasve, të cilët sipas ‘ Marcas ‘ janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për Marco Asension dhe vendimi i tyre është një sinjal pozitiv për zikaltërit.
Për italianët s’do të jetë e vështirë dhe thuhet se marrëveshja mund të arrihet për afro 10-12 milionë euro, një shifër jo problematike për presidencën e Interit.
Kjo tentativë rikonfirmon se bëhet fjalë për një element me shumë vlera, i cili për më tepër ka provuar veten në tre ndër ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër si La Liga, Ligue 1 dhe Premier League.
Giuseppe Marotta në bashkpunim me Piero Ausilion po i lëvizin me shpejtësi gurët për ta transferuar Marco Asension në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, tek një ndër klubet më prestigjozë të Italisë.
Mirëpo, duhet shtuar se një pengesë jo e lehtë për Interin është rroga vjetore e ishi-t të Mallorcas, konkretisht 8 milionë euro në sezon por megjithatë shpresohet se ky objektiv do të arrihet.



