
Gazetari i sportit, Pano Xhixho, duke folur për formën e shkëlqyer që po tregon Erzeni, tha se shijakasit janë për tu studiuar.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho deklaroi se Erzeni ka më shumë tifozë, se disa skuadra me histori në Superiore.
Erzeni është për tu studiuar. Për lojën. Kanë më shumë tifozë se skuadra me histori me Superiore. Luajnë futboll të zgjuar. Ndryshe loja me Partizanin dhe ndryshe me Laçin. Në pjesën e dytë ndaj Laçit, ishte vetëm Erzeni që kërkonte fitoren. Shijakasit e meritonin triumfin në atë takim.



