Flamurtari ngjitet zyrtarisht në Kategorinë e Parë

Flamurtari ngjitet zyrtarisht në Kategorinë e Parë

Kur mbeten edhe dy javë për tu luajtur, Flamurtari ka siguruar edhe matematikisht ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Kuqezinjtë fituan 4-1 ndaj Luftëtarit në fushën e tyre dhe shkëputen 8 pikë nga ndjekësit më të afërt. Vlonjatët regjistruan 18 fitore dhe vetëm 2 barazime në Kategorinë e Dytë duke u bazuar te një grup lojtarësh të rinj.

Për trajnerin Dritan Resuli, ky do të jetë grupi i lojtarëve ,të cilët do të formojnë boshtin e skuadrës sezonin e ardhshëm ku do të synojnë ngjitjen në Superiore.

Flamurtari preku pikën më të ulët në historinë e tij sezonin e kaluar kur u rrëzua nga Kategoria e Parë në të Dytën.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy