
Bruno Lulaj është lojtari më i ri i Tiranës. Ka qenë vetë klubi bardheblu, që ka prezantuar mbrojtësin ditën e sotme.
Mbrojtësi 27-vjeçar në 3 sezonet e fundit ishte pjesë e Kukësit, por pas përfundimit të kontratës në fund të sezonit, vendosi të mos rinovojë.
Lulaj ka luajtur me Skënderbeun në të kaluarën, teksa ka qenë edhe pjesë e Laçit në Superiore.



