Duel i ashpër për Dodo

Duel i ashpër për Dodo

 Prej vitesh tashmë Shakhtar Donetsk shquhet për blerjet e lojtarëve brazilianë me qëllimin e  adaptimit të shpejtë dhe më pas të dalë e fituar në shitjen e tyre tek gjigandët e kontinentit të vjetër . Kjo formulë  ka rezultuar e qëlluar nga ukrahinasit të cilët i dhanë dritën jeshile në të kaluarën  largimit të talentëve si  Fred, Willian , Fernandinho dhe Douglas Costa  të cilët i siguruan shumë benefite arkave të klubit .  

Kjo formulë vijon të ketë suksesin e mëparshëm sepse në skemat e italianit Roberto De Zerbi vijon të spikasë  mbrojtësi Dodo i cili u transferua në merkaton  dimërore të 2018 -tës nga portugezët e Bragës  dhe me kalimin e kohës është shëndërruar në një lojtar përcaktues në prapavijë .

 Tashmë  Shakhtar Donetskut do ti duhet të analizojë të ardhmen e Dodo-s sepse sipas gazetarit të mirënjohur  Ekrem Onur  Tottenham Hotspuri dhe Bayern Munchen kanë shprehur interes për  Dodo. Ukrahinasit kërkojnë 40 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin  por ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë ofruar 20 milionë euro për ta transferuar në ‘’ White Hart Lane ‘’ . 

Në  anën e djathtë të mbrojtjes kryeqytetasit kanë në dispozicion  Aurier dhe Doherty por  Nuno Espirito Santo konsideron se londinezëve i duhet një lojtar cilësor për ta siguruar mbarëvajtjen e këtij pozicioni në sezonin vijues . 

Ndërsa  për Bayern Munchen mund të thuhet se  oferta e tyre ishte më e madhe se ajo e Tottenham Hotspurit por drejtuesit e Shakhtar Donetsk e refuzuan menjëherë  sepse nuk mendojnë të dorëhiqen nga pretendimi i tyre .

 Duke qenë se kampionati ukrahinas ka filluar tashmë , Dodo është aktivizuar në vetëm  2 ndeshje por me këtë interes parashikohet se gjërat për të mund të ndryshojnë sepse kemi të bëjmë me dy kocka të forta si në kampionatet e tyre respektive ashtu edhe në kompeticionet europiane .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy