
Trajneri Nevil Dede, ka komentuar humbjen e Tiranës ndaj Laçit, duke thënë se kurbinasit nuk vodhën asgjë. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede u shpreh se i ka bërë përshtypje ndryshimi i shpeshtë i bardhebluve. Ai theksoi se një problem te Tirana ka qenë menaxhimi, pas humbjeve, diçka që me trajnerin Shehi nuk është parë.
“Laçi-Tirana ishte një sfidë e fortë. Kurbinasit fituan me një penallti. Tirana në dy transferta nuk mori të paktën 1 pikë. Një element që më bën përshtypje, ndryshimi i shpeshtë i Tiranës. Shehin e kishte lënë të pa kënaqur interpretimi i ndeshjes. Ndoshta dëmtimi i Najdovskit mund të ketë sjellë problematika. Nuk jemi mësuar ta shikojmë Tiranën pa vertikalizime. Të paktën të ketë volum loje. Në krahun tjetër, Laçi nuk vodhi gjë. Mund të mbyllej edhe barazim.
Një nga problematikat e mëdha te Tirana është menaxhimi pas ndeshjeve kur humbasin. Me Shehin kjo nuk është shfaqur. Nëse Tirana fiton ndeshjen e radhës, gjithçka do jetë e qetë.”, u shpreh Dede.



