
Dështimi në lidhje me rinovimin me Milan Skriniar ka filluar ta frikësojë Interin , drejtuesit e të cilit tashmë e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Leicester City , konkretisht tek mbrojtësi Çaglar Soyuncu.
Interesi i Paris St Germain si duket ka fituar shumë terren dhe turku konsiderohet një opsion ideal , kontrata e të cilit me ‘’ The Foxes ‘’ përfundon në 30 qershorin e 2023-shit.
Momentalisht situata tek anglezët vijon skeptike sepse nuk është ndërmarrë asnjë aksion për ti garantuar qëndrimin në ‘’ King Power ‘’ dhe duke qenë se ishi i Sampdorias është mjaft i rëndësishëm për Simone Inzaghin , ish kampionët e Scudettos mendojnë se Çaglar Soyuncu është zgjidhja e duhur për të mbushur boshllëkun.
Përveç Interit edhe Manchester United me Atletico Madridin po tentojnë ta largojnë nga Leicester City , rivalë të cilët meritojnë vlerësim maksimal.



