
Huazimi i Joao Cancelos deri në fundin e sezonit në ‘’ Camp Nou ‘’ nuk i siguron asgjë Barcelonës për të ardhmen dhe për këtë arsye drejtuesit janë hedhur në sulm për ta përforcuar krahun e djathtë të prapavijës gjatë merkatos vijuese.
Lukas Klostermann i Leipzigut është një ndër opsionet e shumta të Xavi Hernandezit, lojtar i cili shquhet për adaptimin në disa pozicione , arsye mëse e mjaftueshme për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.
Për më tepër kjo marrëveshje s’do ti shkaktonte asnjë humbje katalanasve në aspektin ekonomik pasi 27 vjeçari e përfundon kontratën me gjermanët në 30 qershorin e 2024-tës , të cilin numri një i stolit e mirëpret në Katalunjë.
Prej shumë vitesh tashmë Lukas Klostermann aktivizohet për Leipzigun dhe eksperienca e tij e deritanishme përmblidhet me 269 sfida, 13 gola dhe 12 asiste.
Përforcimi i repartit defensiv me lojtarë cilësorë konsiderohet një prioritet në çdo merkato nga drejtuesit , për të cilët kryefjala e çdo sezoni është fitimi i titujve.



