
Federata spanjolle e futbollit ka lajmëruar sot stadiumet se ku do të zhvillohen dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit, një prej të cilëve kundër Kosovës.
Kjo e fundit kishte shumë interes, pasi më herët ishte thënë se mund të zhvillohej në fushë neutrale për shkak të problemeve diplomatike. Kjo si pasojë e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Spanja.
Gjithsesi duket se palët kanë biseduar dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët që ndeshja e 31 marsit 2021 të zhvillohet në stadiumin e Sevillia-s. Konkretisht në ‘Estadio de la Curtuja’.



