Thyet “akulli” partizani rikthehet tek fitorja, mposht Teutën në “Niko Dovana” (VIDEO)

Thyet “akulli” partizani rikthehet tek fitorja, mposht Teutën në “Niko Dovana” (VIDEO)

Partizani ka marë fitoren e parë në Kategorinë Superiore pas pesë javëve të para të kampionatit.

Të kuqtë rigjejnë buzëqeshjen në transfertë duke mundur në “Niko Dovana” një kundërshtar të vështirë siç është ekipi i Teutës.

15-herë kampionët e vendit triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1, duke marrë suksesin e parë në kampionat pas dy humbjeve dhe dy barazimeve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Djemtë e Detit” në minutën e 18-të me anë të Albi Dostit që shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit.

Një pjesë e parë që u dominua nga ana e skuadrës së Teutës që kishte dhe një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin në minutën e 22-të me anë të Lenës, i cili gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Vendasit shënuan dhe dy gola të tjerë por ishin në pozicion jashtë loje.

Reagimi i Partizanit erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të mesfushorit Lorenc Trashi që pas një harkimi të gjatë goditi saktë me kokë duke barazpeshuar rezultatin

Pjesa e dytë ishte më e mirë për të kuqtë të cilët marrin në dorë kontrollin e lojës duke sulmuar vazhdimisht portën e Shpëtim Moçkës.

Goli i fitores për Partizanin do të vinte në minutën e 80-të me anë të bomberit shkodran Xhevahir Sukaj që realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Një tre pikësh që nxjerr nga kriza e rezultateve Partizanin, dhe padyshim një frumëmarrje për teknikun luliano që ka qenë në qëndër të kritikave në këto javë.

Me këtë fitore Partizanin shkon në kuotën e pesë pikëve dhe në sfidën e rradhës do të përballet kundër Luftëtarit në “Selman Stermasi”.

Ndërkohë, në takimin tjetër Skëndërbeu ka bërë detyrën në shtëpi kundër Laçit.

Bardhekuqtë fituan me vështirësi përballë kurbinasve me rezultatin e ngushtë 2-1.

Ademir me një autogol i dha avantazhin Skëndërbeut që e mbylli pjesën e parë me fitore.

Reagimi i Laçit erdhi në minutën e 58-të me anë të Lushkjas që barazoi shifrat, por Jashanica i dha menjëherë epërsinë skuadrës së tij në të 75-tën duke u dhënë fitoren ekipit të tij.

Pas këtij suksesi Skëndërbeu kreyson i vetëm renditjen me 13-pikë të grumbullura i ndjekur nga Kukësi me 10-pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy