Atletico ngul këmbë për Simeonen

Atletico ngul këmbë për Simeonen

Me Joao Felix dhe Luis Suarez drejt largimit , Diego Simeone nuk po ndal së menduari për përforcimin e ofensivës.  

Mungesa e efikasitetit  sigurisht e shqetëson ‘’ El Cholon ‘’ i cili pretendon ta rikthejë Atleticon e tij në kundërshtarin e sezonit të kaluar  . 

Pas fitimit të Primera Division , ‘’ Los Colchoneros ‘’ filluan  rrëshkitjen e paparashikuar dhe  nevoja për tu përmirësuar është më e madhe se kurrë .

51 vjeçari synon produktivitetin maksimal në metrat e fundit dhe në mungesë të tij shqetësimet janë bërë edhe më prezente për strategun i cili e ka përqëndruar vëmëndjen tek djali i tij Giovanni Simeone.

26 vjeçari po vijon me hapat e babait të tij duke shkëlqyer në një ekip modest si Hellas Verona por me një rëndësi të madhe në sytë e ishi-t të River Plate .

Ylli i  Veronës preferohet shumë në ‘’ Wanda Metropolitano “  dhe tentativat disa vjeçare të kryeqytetasve mund të konkretizohen në merkaton vijuese për një lojtar që ka bërë një progres për tu duartrokitur .

Bashkimi i rrugëve do të ishte  një shans shumë i mirë  por edhe një sfidë në vetvete  për Giovanni Simeonen që do ti jepte llogari një ndër figurave më të rëndësishme të historisë së kryeqytetasve .

Huazimi tek ‘’ Gialloblu “  ka shkaktuar shpërthimin e ishi-t të Genoas i cili konsiderohet i preferuari i  Igor Tudor , besimin e të cilit e ka shpërblyer me 12 gola në 15 sfidat e këtij sezoni që e kanë avantazhuar për tu përmirësuar në çdo aspekt  .

 

 

                           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy