Real Madridi, ofertë rinovimi për Toni Kross

Real Madridi, ofertë rinovimi për Toni Kross

Një ndër prioritetet e drejtuesve të Real Madridit për të ardhmen vijon të jetë qëndrimi i peshave të rënda.

Toni Kross mbetet një ndër referentët e padiskutueshëm të mesfushës, eksperienca e të cilit i ka ndihmuar spanjollët për arritjen e objektivave.

Gjermanit i përfundon kontrata me ‘’ Galaktikët ‘’ në 30 qershor, drejtuesit e të cilëve synojnë rinovimin e saj deri në 30 qershorin e 2025-sës, të shoqëruar me të njëjtën pagë, 10 milionë euro në sezon.

Sipas parashikimeve, 34 vjeçari do të qëndrojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, tek kjo skuadër me të cilën ka fituar gjithçka, i cili po zhvillon sezonin e 10-të.

Si në çdo merkato tjetër, ‘’ Los Merengues ‘’ i kanë dhënë shumë rëndësi qëndrimit të lojtarëve cilësorë, pavarësisht se në shumë raste mosha bën të vetën, por Toni Kross e ka treguar se mund ti plotësojë me përpikmëri kërkesat e italianit Carlo Ancelotti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy