Skandali /Lampard e kishte lën vilën me qera, por ajo ishte kthyer në një bordello mazokiste

Skandali /Lampard e kishte lën vilën me qera, por ajo ishte kthyer në një bordello mazokiste

Edhe pse është larguar nga futbolli ish-mesfushori i Chelsea Frenk Lampard, është bërë përsëri pjesë e faqeve të para të mediave në Britaninë e Madhe.

Sipas zërave që janë përcjellë nga shtypi anglez, banesa që lojtari i ka lënë hua Davina Uardit nuk përdoret nga zonja për t’u mbajtur në formë (Uard ishte prezantuar si instruktore fitnesi).

Një gazetar anglez ka arritur të hyjë në atë shtëpi dhe e ka përshkruar si “gropën e mëkateve”, duke njoftuar që gruaja e përdorte shtëpinë që ndodhet në Londër për seksione sadomazokizmi. U ofronte edhe kokainë klientëve që pëlqente të lidhte dhe të godiste, madje duke filmuar gjithçka nëpërmjet telekamerave që kishte instaluar në dhomë.

Gjithmonë sipas shtypit anglez, në banesën e Lambard janë gjetur rripa prej lëkure dhe litarë për të lidhur klientët, të cilët jepnin 450 euro për çdo seksion që zgjaste thuajse një orë, ndërsa gruaja, e cila paguante 3800 euro në muaj si qira, i bënte publicitet vetes në internet.

Ish-lojtari, i cili tashmë banon në një tjetër vilë luksozë rreth 3 kilometra larg nga shtëpia në fjalë, ka bërë të ditur që nuk dinte asgjë për aktivitetin e ushtruar nga Uard.

Lampard ka përfunduar edhe në “stuhi” falë një postimi në rrjetet sociale, te një foto ku dukeshin gruaja dhe qenushja e tij, në të cilën lojtari kishte shkruar “my two bitches”, domethënë “dy k… e mia”. Një batutë aspak e këndshme që mund të mund të hapë akuza të tjera seksizmi ndaj Lampard.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy