Real Madridi dhe Liverpooli negociojnë për Fabinhon

Real Madridi dhe Liverpooli negociojnë për Fabinhon

Transferimi i mundshëm i Jude Bellingham në ‘’ Anfield Road ‘’ me shumë gjasa do të  pasohet nga largimi i një tjetër lojtari .

Braziliani Fabinho po ndiqet me vëmëndje nga Real Madridi dhe sipas lajmeve të fundit, spanjollët dhe anglezët do të negociojnë për kalimin e mesfushorit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Pavarësisht se 29 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e Jurgen Kloppit , kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2026-tës , në këtë rast do të ishte i sakrifikuari sepse madrilenët besojnë tek aftësitë e tij.

Sipas ‘ Transfermarkt , vlera aktuale e Fabinhos në merkato arrin 55 milionë eurot por ‘’ The Redsat ‘’ pretendojnë të arketojnë 70 milionë euro me shitjen e ishi-t të Monacos.

Kjo shifër sigurisht demostron rëndësinë e brazilianit prej pesë sezonesh tashmë tek gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm por interesi i ‘’ Los Merengues ‘’ thekson kalimin tek një ndër ekipet më të suksesshëm  të aktualitetit dhe njëkohësisht të historisë së futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy